Pa Mavrajn Hamburgu kafshatë e lehtë për Lajpcigun (VIDEO)

Lajpcigu më lehtë se sa është pritur ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të javës së 3-të në Bundesligë, duke mundur Hamburgun në transfertë me rezultatin 2:0, shkruan “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje te Hamburgu mungoi qendërmbrojtësi shqiptarë, Mërgim Mavraj, mungesa e të cilit u vërejt shumë në mbrojtjen e vendasve, e cila sonte kapituloi dy herë përballë futbollistëve të Lajpcigut.

Goli i parë i mysafirëve mban firmën e Keita, i cili në minutën e 67-të shënoi një super gol nga distanca, teksa golin e dytë e realizoi një ndër futbollistët më në formë gjerman, Verner në minutën e 75-të.

Ishte kjo fitorja e dytë për Lajpcigun, skuadër kjo e cila në këtë mënyrë arriti në kuotën e 6 pikëve, po aq sa ka edhe Hamburgu, që sonte pësoi disfatën e parë në sezonin e ri, pas atyre dy fitoreve të njëpasnjëshme në dy xhirot e para ndaj Augsburgut dhe Këllnit.

Leave a Reply