Argjentinasi Hose Sosa rikthehet në Turqi. Edhe pse fillimisht nuk pranonte të largohej nga Milani, drejtuesit e këtyre të fundit e kanë bindur argjentinasin për të pranuar ofertën e Trabzonsporit, që vërtetë është shumë tërheqëse.
Klubi turk do të paguajë 6 milionë euro për kartonin e Sosas, i cili me Trabzonsporin do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, ku do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.
Në fakt, Sosa u largua nga Turqia një vit më parë, kur luante me kampionët e Beshiktashit, për arsye të problemeve socio-politike që përfshinë vendin.
Sosa bëhet futbollisti i dytë nga rradhët e Milanit që i bashkohet Trabzonsporit gjatë këtij afati kalimtarë të verës, pasi një gjë të tillë më herët bëri sllovaku, Juraj Kucka.