Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të mbajë sot një konferencë për media ku do të flas rreth përzgjedhësit të ri të Përfaqësueses së Kosovës.
Një gjë të tillë Federata e Futbollit kosovar ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ku kishte shkruar: “Sot në orën 15:00 në selinë e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri, do të mbajë konferencë për media në lidhje me çështjen e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”.
Ditë më parë përzgjedhësi Albert Bunjaki kishte konfirmuar se do të largohet nga përfaqësuesja e Kosovës në fund të ciklit eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018”, ku Kosova pas 8 xhirove në kuadër të grupit “I” ka arritur që të marrë vetëm një pikë. Dy ndeshjet e fundit përfaqësuesja kosovare do ti zhvillojë kundër Ukrainës në “Loro Boriçi” dhe kundër Islandës në transfertë.