FIFA ka miratuar ankesën e Senegalit kundër arbitrëve të takimit kundër Afrikës së Jugut, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret botërore mes këtyre dy kombëtareve, që u zhvillua gjatë nëntorit të vitit të kaluar.
Senegali në atë ndeshje kishte pësuar disfatë me rezultatin 2:1, ndërsa njëri nga golat e Afrikës së Jugur erdhi pas një penaltie qesharake të akorduar nga ana e arbitrit ganez, Xhozef Lamtej.
Ai tregoi në pikën e bardhë në favor të vendasve, për shkak të një prekje me dorë nga ana e futbollistit senegalez, e që në fakt nuk ekzistonte. Në ato momente kur Lamtej kishte vendosur të akordonte penalti në favor të Afrikës së Jugut, rezultatin ishte ai i fillimit.
FIFA pas këtij gabimi trashanik kishte larguar arbitrin ganez nga lista e saj që gjatë uajit mars të këtij viti, ndërsa tani institucioni më i lartë i futbollit botëror morri vendim që ndeshja të riluhet.