Rafael Nadal pa shumë probleme është kualifikuar për në ndeshjen gjysmëfinale të “Grand Slam” turneut në tenis “US Open”, pasi në çerekfinale me lehtësi me rezultatin 3:0 mundi tenistin rus, Andrej Rublev.
Spanjolli ishte superior në këtë përballje, duke mos i dhënë fare hapësirë tenistit kundërshtarë, i cili në setin e parë morri vetëm një gejm.
6:1 ishte rezultati i setit të parë në favor të Rafael Nadal, i cili në dy setet e rradhës shënoi rezultat identik, 6:2.
Në gjysmëfinale Rafael Nadal do të mirëpret fituesin nga përballja midis Roxher Federer dhe Huan Martin Del Potros, takim ky që në program është sot në orët e para të mëngjesit.