Mavraj dhe Sadiku sot vizitojnë Çarshinë e Shkupit

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku gjatë ditës së sotme do të vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ata do të jenë në shoqërim të legjendës së ish Sloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, Nexhmedin Memedi, i cili do të jetë nikoqir i tyre, duke i shëtitur ata nëpër Çarshinë tonë të bukur, ku së bashku do pinë kafen e mëngjesit te kade barë “Melodia”.

Memedi, pasi u penzionua nga futbolli aktiv, ai merret me punën e menaxhimit të futbollistëve, ndërsa Mavraj dhe Sadiku janë nën menaxhimin e tij.

Mavraj dhe Sadiku pas rikthimit nga Strumica kanë ndaluar në Shkup, teksa Etrit Berisha kishte vazhduar rrugën drejt Prishtinës, për të takuar familjarët e tij.

Leave a Reply