Lila në shënjestër të mediave greke

Duket se ajo video duke treguar barsoleta me priftërinjtë grekë pritet t’i kushtojë shumë Andi Lilës. Edhe pse gjithçka ka qenë në formën e një shakaje mes shokësh në një dhomë hoteli, sërish ajo gjë ka irrituar pa masë klerin katolik dhe atë ortodoks, njofton “sportal.al”.

Video u përhap me shpejtësi në shumë portale duke arritur deri në Greqi, dhe reagimi i tyre ka qenë i ashpër. Mediat greke e kanë quajtur të pa tolerueshme këtë që ka ndodhur, duke i kërkuar klubit të Pas Janinës që të pezullojë lojtarin.

Por, kjo gjë duket se nuk do të ndalet me kaq. Çështjet fetare në Greqi janë shumë të ndjeshme ndaj dhe pritet që të ketë masa drastike për lojtarin edhe nga Federata Greke e Futbollit, edhe pse gjithçka ka qenë një shaka.

Ndërkohë, klubi i Janinës ende nuk ka reaguar në lidhje me ndonjë vendim apo masë të marrë ndaj lojtarit. Pavarësisht kësaj duket se dënimi për Lilën në futbollin helen do të jetë i pashmangshëm.

 

Leave a Reply