Numri një i skuadrës kampione të Italisë, Juventusit, Andrea Agnelli, edhe zyrtarisht është emëruar si president i ECA-S, (European Club Association),një sindikatë kjo e pavarur nga UEFA, një organ sportiv, që ka si qëllim të promovojë dhe të mbrojë shoqëritë sportive në nivel europian.
Anjelli në këtë post zëvendëson gjermanin Karl Hajnc – Rummenigge, i cili kishte mbështetur publikisht pasuesin e tij, ndërsa këtë post mbante që nga viti 2008.
Kjo zgjedhje u bë në Gjenevë, aty ku po zhvillohet asamblea e klubeve europiane.
Aktualisht pjesë e këtij asociacioni janë 220 klubet pjesëmarrëse nga 53 federatat e UEFA-s, përfshirë këtu edhe Shkëndijën e Tetovës, e cila votën e saj e dha përmes presidentit, Visar Bexheti.
Zgjedhja e presidentit të Juventus ishte e parashikuar, sepse kështu ishte akordi i përfaqësuesve të klubeve të ndryshme.