Sot dhe nesër në Gjenevë të Zvicrës zhvillohet Asamblea e 19-të e ECA-s (European Club Association) në të cilën bashkë me shumë klube të mëdha europiane anëtare është edhe KF Shkëndija. Skuadra “kuqezi” në këtë event përfaqësohet me presidentin Visar Bexheti, i cili mes tjerash ka shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me shumë figura eminente, përfshi këtu edhe kreun e FIFA-s.
Ndryshe në eventin dy ditor veprimtaria e organizatës do të jetë Asambleja e Përgjithshme e Ciklit të Anëtarësimit në ECA dhe zgjedhja e Bordit Ekzekutiv të ECA-s. Përveç kësaj, për shkak të njoftimit të fundit të kryetarit aktual të ECA-s, Karl-Heinz Rummenigge që të mos kandidojë për rizgjedhje, bordi i sapozgjedhur do të emërojë një kryetar të ri të ECA-s.
Asambleja e Përgjithshme gjithashtu do të ofrojë mundësinë që klubet e reja dhe ekzistuese të përditësohen në dosjet kyçe të tilla si UEFA Club Competitions, si dhe Projekti Video Asistent Ndihmës (VAR). (kfshkendija)