Përfaqësuesja e Maqedonisë regjistroi fitoren e dytë në grupin ‘G’ të ciklit eliminator për Kampionatin Botëror Rusi 2018. Goli Pandevit i dha fitoren Maqedonisë ndaj Izraelit, ndërsa pas ndeshjes njëri nga futbollistët më të dalluar në terren, Enis Bardhi ka folur për mediat, duke theksuar se është i kënaqur me fitoren.
“Gjithmonë është mirë të jesh pjesë e kësaj përfaqësuese. Duhet të them që temperaturat ishin pengesë për neve, por ne ishim të përgatitur dhe e kishim të qartë se çfarë dëshirojmë nga kjo sfidë dhe hynëm me objektiv që ta fitojmë Izraelin. Pandevi është kapiteni dhe lideri i kësaj skuadre dhe gjithmonë është e lehtë të luash me asi lloj bashkëlojtari”, është shprehur Bardhi.