Mërgim Mavraj është ndarë i lumtur për fitoren e Shqipërisë ndaj Lihtenshtejnit. Ai duke folur për “Supersport” fillimisht gjithë muslimanëve ju urojë Kurban Bajramin, ndërsa tha se këtë fitore Shqipëria e arriti në pjesën e dytë, kur kundërshtari ndjehej i lodhur.
“Gjithë vëllezërve dhe motrave fillimisht ju uroj Kurban Bajramin. Edhe pse kishim ndeshjen e parë nën drejtimin e Kristian Panuçit, neve luajtëm shumë mirë dhe një gjë e tillë nuk u vërejt. Në pjesën e parë i krijuam vetes vështirësi, duke luajtur një ndeshje me një ritëm të ngadalshëm. Në pjesën e dytë kundërshtari u lodh dhe na krijoi mundësi për të shënuar, edhe pse duhet pranuar se goli i parë ishte me fat, mirëpo ndonjëherë na nevojitet edhe fati” – tha Mmërgim Mavraj.
Shqipëria sonte mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Roshi dhe Agolli.