Super përballje në 1/8 e finales, Shkëndija-Rabotniçki

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë, shkruan “infOSport.mk”.

Goglat caktuan përballje shumë interesante, ku vlen të veçohet ajo midis Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Ndeshja e parë mes dy skuadrave që vazhdimisht po prezantojnë futbollin vendor në skenën ndërkombëtare do të zhvillohet në “Telekom Arena” me datë 13 shtator (15:30h), teksa ajo e kthimit në Tetovë në program është me datë 18 tetor (14:30h).

Fituesi aktual i  Kupës, Pelisteri do të luaj kundër Borecit, Vardari do të përballet me rivalin e madh, FC Shkupin, teksa Renova do të luaj ndaj Struga Trim Lum.

Sileksi për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë Akademia Pandev, do të ketë gjithashtu edhe një përballje tjetër shkupjane, ajo midis Skopjes dhe EuroMilkut, Bregallnica do të luaj ndaj Pobedës së Prilepit, ndërkohë në përballjen mes dy skuadrave nga Liga e Dytë, Kozhuvi do të sfidojë Teteksin.

 

Kupa e Maqedonisë

Ndeshjet e 1/8 së finales

RABOTNIÇKI SHKËNDIJA
VARDARI SHKUPI
RENOVA STRUGA TRIM LUM
PELISTERI BORECI
SILEKSI AKADEMIJA PANDEV
BREGALLNICA POBEDA
KOZHUVI TETEKSI
SKOPJE EUROMILKU

Leave a Reply