Armando Sadiku, golashënuesi më i mirë i Kombëtares Shqiptare në epokën De Biasi, në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, përveç takimit të parë ndaj Lihtenshtejnit, ka folur edhe për takimin e 05 shtatorit ndaj Maqedonisë.
Për shkak të një virusi, Sadiku nuk është stërvitur me skuadrën, ashtu që me shumë gjasa ai do të mungojë në ndeshjen e 02 shtatorit ndaj Lihtenshtejnit, mirëpo i gatshëm do të pret sfidën ndaj Maqedonisë në Strumicë.
“Dueli me Maqedoninë? Ne jemi më superior se ata, dhe kjo gjë u pa që me stadiumin duke na dërguar në një stadium të vogël. Ata kanë frikë, ndërkohë që ne do të shkojmë si një ekip i “pjekur” për të marrë vetëm 3 pikët” – tha Sadiku, duke zbuluar edhe një bisedë të shkurtë që kishte pasur me ish shokun e tij të skuadrës nga Lugano, Ezgjan Alioski, shqiptarin që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë.
“Kam folur me Alioskin pasi e kam shumë shok, dhe ai e ka pranuar se ne jemi më të fortë”.