Stanojkoviç fton vetëm një shqiptarë tek Maqedonia U19

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë U19, Vujadin Stanojkoviq sot edhe zyrtarisht ka shpallur listën e futbollistëve, me të cilët do i kundërvihet përfaqësueses së Rumanisë në dy ndeshjet kontrolluese që këto dy kundërshtarë do ti zhvillojnë në Shkup.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në afërsi të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ndeshja e parë në program është me datë 31 gusht, ndërsa e dyta me datë 02 shtator, dhe që të dyja do të startojnë në ora 16:00.

Këto dy ndeshje seleksionuesit Stanojkoviq do ti shërbejnë si parapërgatitje për turneun kualifikues për plasman në Kampionatin Evropian, turne ky që do të mbahet në Shkup, ndërsa kundërshtarë të përfaqësueses së Maqedonisë do të jenë, Belgjika, Zvicra dhe Llihtenshtejni.

 

Lista e futbollistëve të ftuar nga ana e Vujadin Stanojkoviq:
Portierë: Hristijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Metalurgu)
Mbrojtje: Agron RUFATI (Lokomotiv Zagreb – Kroaci), Antonio Mitrev (Balzan – Malta), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Filip trajanovski (Haken – Suedi), Oliver Stoimenovski (Rabotniçki), Mihail Manevski (Bregallnica)
Mesfushorë: Marko Ferukoski (Ofenbah – Gjermani), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Enis Fazlagiq (Shkëndija), Stefan Bogdanovski (Spartak Trnava – Sllovaki), Darko Çurlinov (Këlln – Gjermani)
Sulmues: Filip Stojçevski (Vardar), Kristijan Trapanovski (Slavia Pragë – Çeki), Mario Stankovski (Rabotniçki), Bojan Kolevski (Vardar)

Leave a Reply