Pas Stefan Spirovskit që u transferua te skuadra hungareze e Ferencvarosh, rrugës për tu larguar nga skuadra e Vardarit është edhe malazezi Damir Kojasheviç. Ky i fundit sipas “ekipa.mk” do të transferohet në elitën e futbollit polak, te skuadra e Jagiellonia.
Kojasheviç dhe Vardari me marrëveshje të dyanshme ndërpresin bashkëpunimin pak para mbylljes së merkatos, ndërsa pritet që këtyre ditëve Kojasheviç edhe zyrtarisht të promovohet si futbollist i skuadrës polake.
Rikujtojmë për shërbimet e malazezit javë më parë interesohej edhe skuadra boshnjake e Sarajevës, që tashmë si duket ka humbur garën me skuadrën e Jagiellonia.
30-vjeçari Kojasheviç te Vardari erdhi me 01 janar të vitit 2016 nga skuadra malazeze e Mladost, ndërsa brenda periudhës së kaluar te Vardari, ai zhvilloi gjithsej 47 ndeshje, duke realizuar edhe 13 gola.