Si në ndeshjet paraprake ashtu njejtë edhe në këto dy takimet ndaj Holandës dhe Luksemburgut, në përfaqësuesen e Francës mungon sulmuesi Karim Benzema. Trajneri i Francës, Didie Deshamp nuk e ka ftuar sërish Benzema-n, me këtë të fundit që mbetet jasht ekipit më të mirë frances.
“Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. E mendova mirë. Nuk e bëra analizën duke menduar për individin, por për skuadrën përfaqësuese që në fakt qëndron mbi çdokënd. Në fund e bëra zgjedhjen time duke u bazuar tek ajo që është më e mira për Francën, gjithnjë kam vepruar kështu”, ka thënë Deshamp në një intervistë të dhënë për “La Parizien”.
Benzema për herë të fundit që ka qenë i grumbulluar në përfaqësuesen e Francës ishte në tetor të vitit 2015, ndërsa nga ajo kohë nuk merr ftesë nga seleksionuesi Deshamp për shkak të skandalit me Valbuenen.
Franca ndeshjen me Holandën e luan të enjtën, ndërsa me 3 shtator përballet me Luksemburgun.