Felipe Kutinjo është emri më i përmendur javëve te fundit në merkaton verore. Drejtuesit e Liverpulit më në fund vendosin që ta shesin brazilianin te Barcelona, për një shumë të madhe prej 160 milionë eurove.
Mediat në Angli kanë publikuar se puna është e kryer dhe Kutinjo pritet që nesër në mbrëmje të zyrtarizohet te skuadra blaugrane. Nëse ky ‘operacion’ kryhet me sukses, atëherë Kutinjo bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas Nejmarit dhe Mbapes.