Gjermani Benedikt Huvedes ka arritur në Torino, ku fillimisht pritet të kalojë kontrollet mjekësore dhe më pas edhe të firmos kontratë me skuadrën kampione të Italisë, Juventusin.
Mbrojtësi i kombëtares gjermane do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Shalke 04. Për këtë huazim, Juventusi do ti paguajë skuadrës nga “Gellzenkirshen” 3 milion euro, teksa në marrëveshjen mes dy skuadrave ekziston një klauzolë për transferimin e Huvedes pas përfundimit të këtij sezoni, kur Juve për kartonin e tij do të duhet të paguaj 8.5 milion euro.
Për shërbimet e reprezentuesit gjerman, gjithashtu interes kishin shfaqur edhe Liverpulli dhe Spartaku i Moskës.
Pritet që deri në fund të ditës Huvedes të ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të prezantohet nga ana e drejtuesve të Juves.