Mesfushori i talentuar i përfaqësueses turke, Emre Mor ka ndërruar ambient duke u transferuar nga Borusia e Dortmundit te Selta Vigo. Mor ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Seltën, ndërsa këta të fundit skuadrës së Dortmundit për transferimin do t’i paguajnë 13 milionë euro plus bonuse.
20 vjeçari turk ishte shumë afër kalimit te Interi, me të cilët kishte arritur edhe akord, ndërsa në moment të fundit dështoi marrëveshje për arsye ende të panjohura.
Për Mor gjithashtu ishin të interesuar edhe Fiorentina, Torino, Milani e Lacio.