Majlinda Kelmendi dhe Distrie Krasniqit janë kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest.
Fitusja e medaljes olimpike, në rrethin e tretë të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur italianen, Odette Giuffrida.
Ndërsa në krahun tjetër xhudistja nga Peja, në rrethin e tretë të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur xhudisten ruse, Yulia Kazarina.
Krasniqi në çerekfinale do të përballet me garuesen nga Izraeli, Gili Cohen.