Shkëndija ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin 21 vjeçar, Xhelil Asani. Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe me perspektivë, ndërsa përveç defanzivës mund të luajë edhe si sulmues krahu.
Edhe pse i ri në moshë, Asani ka të kaluar të pasur, ndërsa në Shkëndijë vjen nga rradhët e skuadrës bjelloruse, Torpedo-BelAZ Zhodino. Ai më parë kishte luajtur edhe me Bylisin në kampionatin shqiptarë, skuadrën malteze të Pembroke, ndërkohë në Maqedoni kishte veshur fanellën e Metalurgut dhe Vëllazërimit, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin.
Futbollisti kërçovarë pasi bindi trajnerin Osmani, nga drejtuesit e klubit i është ofruar kontratë 2 vjeçare.
Së shpejti pritet Xhelil Asani të prezantohet me fanellën “kuqezi”, ndërsa pasi të kalojë ekzaminimet mjekësore menjëherë do ti bashkohet ekipit “kuq e zi” në seancat stërvitore.