Futbollisti serb, Zoran Toshiç është rikthyer në vendlindjen e tij, duke nënshkruar kontratë me Partizanin, një ndër kundërshtarët e skuadrës së Skënderbeut në ndeshjet në grupe të Liga Evropa. Pas 9 viteve të kaluara jashtë vendit të tij me skuadrat si Mançester Junajted, Këlln dhe CSKA Moska, mesfushori serb vendosi të rikthehet në vendlindje dhe të nënshkruaj me klubin që e kishte ritur atë si futbollist.
Marrëveshja e Toshiç me Partizanin është për tre vite. Ai te skuadra nga kryeqendra serbe erdhi si futbollist i lirë, pasi gjatë korrikut të këtij viti ai me marrëveshje të dyanshme prishi kontratën me CSKA-në e Moskës.
Ndeshja e parë midis Partizanit dhe Skënderbeut do të zhvillohet në Elbasan Arena me 19 tetor të këtij viti, teksa ndeshja e kthimit në Beograd në program është me datë 02 nëntor.