Tifozët e Galatasarajit, ndryshe të njohur si “UltrAslan”, pa dyshim se janë një ndër tifozëritë më të zjarrta në Turqi. Ata gjithnjë janë në përkrahje të skuadrës së tyre të zemrës dhe një gjë të tillë e bëjnë më së miri, qoftë përmes animit të tyre, fishekzjarreve, apo edhe përmes pankartave që shpalosin në tribuna.
Një ndër ta dhe shumë domethënëse, ishte edhe pankarta e tyre në ndeshjen e fundit kampionale kundër Sivasporit, kur kishin shpalosur një sllogan kundër racizmit në gjuhën turke dhe atë angleze, duke e huazuar nga një thënie e Pejgamberit tonë të dashur, Muhamed a.s në kuranin famëlartë: “Nuk ka përparësi i ziu ndaj të bardhit, as i bardhi ndaj të ziut…”, ajet këtë të cilin në vazhdim ua sjellim në mënyrë të plotë: “Gjithë njerëzimi janë nga Ademi dhe Havaja. Vërtet, arabi nuk ka kurrfarë përparësie mbi jo-arabin dhe jo-arabi nuk ka kurrfarë përparësie mbi arabin. Gjithashtu një i bardhë nuk ka përparësi mbi një të zi, as një i zi nuk ka përparësi mbi një të bardhë, përveç se me devotshmëri dhe vepra të mira”.