Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi është rikthyer në vendlindje, duke iu bashkangjitur taborit përfaqësueses të Maqedonisë për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit Rusi 2018 ndaj Izraelit dhe Shqipërisë.
Bardhi së bashku me futbollistët tjerë janë grumbulluar sot në hotelin “Plaza” të Shkupit, ndërsa sot nga ora 18:30 do të zhvillojnë edhe stërvitjen e parë në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.
Shkupjani 22 vjeçar gjendet në formë tejet të mirë, ku në ndeshjen e fundit në La Liga me Levanten shënoi edhe një supergol nga 25 metra dhe u përzgjodh lojtari i ndeshjes.
Kujtojmë që Maqedonia ndeshjen e parë e luan me 2 shtator në transfertë me Izrealin, ndërsa 3 ditë më vonë pret Kombëtaren e Shqipërisë në Strumicë. /InfOSport.mk