Bien maskat, Vardar – Fenerbahçe, ndeshje e kurdisur!?

Ndeshja e fazës “play-off” ndërmjet Fenerbahçes dhe Vardarit është kurdisur, edhe atë për shuma të mëdha parash. Një gjë të tillë pohon gazetari kontrovers, Zoran Bozhinovski, i cili madje zbulon edhe emrin e personit të involvuar në gjithë këtë punë.

“Dy përballjet Vardar – Fenerbahçe janë kurdisur për shuma të mëdha parash!!! Mehmet Ali Ajdinlar, zëvendës kryetari i bordit të drejtorëve të spitalit “Axhibadem Sistina” të Orce Kamçev, biznes partneri i Sergej Samsonenkos… Ai është lidhja. Kurdisje më katundarçe nuk kam parë kurrë në jetë…Ja lexoni se çfarë pozicioni në FK Fenerbahçe ka Mehmet”, ka shkruar Bozhinovski në profilin e tij në “facebook”.

Vardari mundi Fenerbahçen në të dyja ndeshjet. Në Shkup kampionët e Maqedonisë shënuan fitore me rezultatin 2:0, teksa edhe në ndeshjen e kthimit në Stamboll, Vardari shënoi fitore me rezultatin 2:1.

Falë këtyre fitoreve Vardari për herë të parë në historikun e vetë arriti që të kualifikohet për në grupet e Liga Evropa, ku do të bëjë gara në grupin “L”, së bashku edhe me Zenitin, Rreal Sociedadin dhe Rosenborgun.

 

Leave a Reply