Fitimi i çmimti “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, nga Majlinda Kelmendi ka gëzuar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Në fjalimin e saj, Kelmendi në mesin e të gjithëve ka faleminderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.
“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka Kelmendi.
Ajo nuk ka lënë pa përshëndetur edhe trajnerin e saj Driton Kukën.
“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka përfunduar ajo.