Kilian Mbape gjatë këtij sezoni do të luaj te Paris Sen Zhermeni. Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” pohon se parisienët dhe Monako kanë arritur marrëveshje për transferimin e talentit francez në rradhët e PSZH-së.
Reprezentuesi francez në “Parkun e Princërve” fillimisht do të luaj si i huazuar, që më pas drejtuesit e Paris Sen Zhermenit të paguajnë shumë e kërkuar prej 180 milion eurove nga ana e drejtuesve të Monakos.
Pritet që Mbape gjatë ditës së nesërme të kalojë kontrollet mjekësore te PSZH-ja, me të cilën skuadër thuhet se ka arritur marrëvesje personale që para disa javëve.