Zajazi humb në transfertën ndaj Teteksit

Zajazi është skuadra e vetme shqiptare që ka pësuar disfatë në ndeshjet e javës së parë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim. Skuadra e trajnerit Ismail Ismaili pësoi disfatë 2:3 në transfertën ndaj Teteksit, për të cilën skuadër golin e parë pas vetëm 3 minutave lojë e realizoi futbollisti shqiptarë, Sherif Rexhepi.

Zajazi u kundërpërgjigjë me anë të Shqiprim Rufatit në minutën e 27-të, gol ky që rezultoi të jetë edhe i fundit i shënuari gjatë 45 minutave të para që u mbyllën me shifrat 1:1.

Filip Jovanovski ende pa përfunduar minuta  e parë e plotë gjatë pjesës së dytë, sërish gëzoi tifozët e Teteksit, skuadër kjo që në ato momente avansonte me rezultatin 2:1, mirëpo vetëm për pak çaste, pasi Zajazi në minutë e 58-të me anë të Dardan Xheladinit barazoi rezultatin edhe për herë të dytë në këtë ndeshje.

Për fitoren e Teteksit në këtë përballje u përkujdes Mario Stankovski me golin e realizuar në minutën e 66-të. Vlen të theksohet se përveç Rexhepit, te Teteksi ndaj Zajazit luajtën edhe portieri Saladin Mustafi, Enis Dervishi, Emir Aziri dhe Ensar Baftijari.

 

LDFM – Perëndim, Java I

FC Struga Trim & Lum 2 – 0 Labunishta
KF Gostivari 1 – 0 Lokomotiva
Makedonija Gj.P 0 – 2 Vëllazërimi
Novaci 2 – 0 EuroMilku
Teteksi 3 – 2 Zajazi

Leave a Reply