Struga Trim Lum e ka nisur me këmbë të mbarë debutimin në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, pasi sot si vendas me rezultatin 2:0 mundi Labunishtin, një skuadër tjetër kjo që për herë të parë në historikun e saj po luan në Ligën e Dytë.
Këto dy skuadra sezonin e kaluar garonin bashkë në Ligën e tretë jugperëndim, dhe njihen mirë njëra me tjetrën, ndërsa FC Struga Trim Lum e shfrytëzoi më së miri terenin vendas, duke shënuar fitoren e parë historike në kuadër të Ligës së Dytë.
Altin Loga me golin e realizuar në minutën e 15-të kaloi në epërsi Strugën, skuadër kjo e cila në pjesën e dytë realizoi edhe një gol tjetër, kësaj rradhe me anë të Ljupço Trpeskit në minutën e 74-të.
Ndeshjen e rradhës Struga Trim Lum do ta zhvillojë në transfertë kundër EuroMilkut në Shkup, skuadër kjo e cila sot pësoi disfatë 2:0 në transfertën ndaj Novacit.