Shkëndija e Tetovës, plotë 38 vite nga themelimi i klubit!

Data e 27 gushtit është historike për skuadrën e Shkëndijës, pasi pikërisht me këtë datë të vitit 1979 është themuluar skuadra “kuqezi” nga Tetova.  Që nga ajo ditë deri sot, Shkëndija bën plotë 38 vite nga themelimi i saj, ndërsa ndër vite ka kaluar nëpër shumë etapa të ndryshme, duke u përballur shumë herë edhe më çështjen e financave.

Gjithsesi Shkëndija viteve të fundit po kalon periudhë mjaft të mirë, kjo falë sponsorit gjeneral, kompanisë “Ekolog” me në krye pronarin Lazim Destani, me këtë të fundit që bëri të duket Shkëndija si një skuadër evropiane, e cila me ngjyrat “kuqezi” të përfaqësojë të gjithë shqiptarët në Evropë. /InfOSport.mk

Leave a Reply