Skuadra e Vëllazërimit nuk ndalet në merkato. Pas transferimit të futbollistëve si Florent Osmani, Leonard Kallaba, Murat Adili dhe Belul Nebiu, drejtuesit e skuadrës kërçovare kanë bërë për vete edhe tre futbollistë të rinj, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për Toni Magllovskin, Aleksandar Atanasaov dhe futbollistin e talentuar shkupjan, Riza Ferukin.
Toni Magllovski i cili luan në krahun e djathtë vjen nga rradhët e Vardar Negotinës, mesfushori Aleksandar Atanasov vjen nga Novaci, teksa i riu Feruki nga rradhët e FC Shkupit (U19).
Që të tre kanë marrë dokumetet e duhura nga klubet e tyre të mëparshme, ashtu që do të kenë të drejtë për tu paraqitur me fanellën e Vëllazërimit në ndeshjen e sotme ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Shkup.
Do të jetë kjo ndeshja e parë e sezonit të ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ku në program janë edhe 9 ndeshje të tjera, përfshirë këtu edhe ndeshjet në konferëncën e Lindjes dhe Perëndimit.