Boksieri amerikan, Flojd Majvedher nuk ka rival në ring, teksa sot në mëngjes ka arritur që të marrë fitoren e 50-të në karrierë nga po aq luftëra të zhvilluara.
Menjëherë pas fitores së ndeshjes së shekullit ndaj Konor MkGregor, boksieri amerikan ka treguar çekun e marrë nga kjo sfidë.
Majvedher ka të sigurt një shumë prej 100 milionë dollarësh nga ky event, por shuma përfundimtare pritet të shkojë deri në 350 milionë dollarë, duke marrë parasysh edhe fitimet e mëdha që do të vijnë nga të drejtat televizive.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, duket Flojd Majvedher mban në dorë çekun 100 milion dollarësh që ka përfituar nga dueli i mëngjesit të sotëm ndaj irlandezit, MkGregor.