Irlandezi Konor MkGregor ndodhej në shumë vështirësi në raundin e 10-të ndaj boksierit amerikan, Floj Majvedher, gjë që solli dhe ndërprerjen e ndeshjes nga ana e gjyqtarit, Robert Byrd. Megjithatë një gjë e këtillë nuk i ka pëlqyer aspak irlandezit, pasi sipas tij gjyqtari e kishte mbyllur ndeshjen shumë shpejt.
“E ndaloi shumë shpejt ndeshjen. Unë u lodha, nuk më rrëzoi Majvedher. Ishte sfidë e barabartë. Nuk është shumë i fortë apo shumë i shpejtë, por Majvedher ka diçka shumë të rëndësishme, ka shumë eksperiencë”, – tha MkGregor pas përfundimit të ndeshjes së shekullit.