Elseid Hysaj ishte sezonin e kaluar në shënjestrën e Bajernit të Munihut, por më pas kampionët e Gjermanisë ndryshuan mendje dhe investuan të mbrojtësi i djathtë Xhoshua Kimish.
Lajmin e bëri të ditur vëzhguesi i Bajernit të Munihut, Xhorxho Çiaskini për “Radio Crc” gjatë transmetimit të emisionit “Si gonfia la rete”.
“Po, kishte interesimi për Hysajn dhe Ghulamin vitin e kaluar. Këtë vit kemi objektiva të ndryshme, për këtë sezon do të bazohemi shumë te Xhoshua Kimish. Për momentin nuk kemi kërkesa për anësorë, por në të ardhmen mund të mendojmë të zëvendësojmë disa lojtarë të nivelit. Bajerni di mirë të lëvizë”, – tha vëzhguesi Bajernit.