6 pikë në 5 ndeshjet e stinorit pranveror, e përkthyer në tre barazime, një fitore dhe një disfatë për skuadrën e Shkupit. Kur mendohej se disfata 3:0 ndaj Vardarit në ndeshjen e parë të këtij stinori do të humbaste identitetin e “bardhekaltërve”, ndodhi e kundërta, njofton “infOSport.mk”.
Ata që nga ajo ndeshje nuk njohin disfatë, duke marrë një fitore dhe tre barazime, përfshirë këtu edhe barazimin e fundit në transfertën e vështirë ndaj rivalit direkt për mbijetesë, Pobedës.
SHIKO GOLIN E LAZAREVSKIT TË SHËNUAR NDAJ POBEDËS NË PRILEP
Dimitrija Lazarevski kishte shënuar golin për Shkupin në atë ndeshje të zhvilluar në Mogilla të Prilepit për rezultatin përfundimtarë 1:1, rezultat ky që ishte arritur edhe në ndeshjen e 16 nëntorit të vitit të kaluar në Çair, shkruan “infOSport.mk”.
Ndërkohë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar gjatë këtij sezoni i kishte takuar skuadrës nga Prilepi, që kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1.
Mbetet të shohim nëse Shkupi do i hakmerret Pobedës për këtë disfatë në ndeshjen e fundit mes tyre për këtë edicion, që në program është me datë 07 maj në Çair.
Deri në atë ndeshje Shkupi para tifozëve të vetë do të mirëpret skuadrat nga TOP-6, si Pelisterin, Sileksin, Vardarin dhe Shkëndijën, derisa do të jetë mysafir i Bregallnicës, Makedonija Gj.P, Rabotniçkit dhe Renovës.