Marko Storari me shumë gjasa do të jetë portieri i parë i Milanit në ndeshjen ndaj Shkëndijës, që do të zhvillohet sonte në “Telekom Arena”.
Storari dje doli edhe në konferencën për shtyp para gazetarëve së bashku me trajnerin Montella, të cilin e falënderoi për mundësinë që do i jep sonte përballë Shkëndijës.
“Para së gjithash falënderoj trajnerin që nesër do të më japë mundësinë për të luajtur” – tha në fjalimin e tij të parë Marko Storari, duke lënë të kuptojmë se pikërisht ai do të zë vendin e Xhanluixhi Donraumas, i cili nuk ka udhëtuar fare për në Shkup.
Përveç tij, në Shkup nuk kanë udhëtuar edhe Mateo Musakio, Rikardo Rodrigez, Hakan Çalhanoglu, Mabje Niang, Alesio Romanjoli dhe përforcimi më i fundit, Nikolla Kaliniç.
Grupi i futbollistëve të Milanit për ndeshjen me Shkëndijën: |
PORTIERË: A. Donnarumma, Guarnone, Storari |
MBROJTËS: Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gabbia, Gomez, Romagnoli, Zapata |
MESFUSHORË: Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi (57), Zanellato |
SULMUES: Borini, Cutrone, André Silva, Suso. |