Kapiteni Ferhan Hasani shpreson se neser ne ndeshjen e kthimit te fazes “play-off” te Liga Evropa, Shkendija do te luaj me mire dhe se nuk do te perseritet nje rezultat i tille, si ndeshja e pare ne San Siro. Ai beson se e kane analizuar shume mire lojen e Milanit nga ndeshja e pare se bashku edhe me stafin teknik, ashtu qe shpresojne se ne Shkup te mos perseriten gabimet e ndeshjes se pare.
“Sa i perket ndeshjes me Milanin, edhe perkunder disfates se thelle ne ndeshjen e pare, ne nuk jemi dorezuar, do dalim te luajme, pasi nje rezultat pozitiv do te ishte i mireseardhur per ne. Neser do te luajme nje ndeshje krejtesisht tjeter na ajo e para dhe do mundohemi qe mos ti perserisim gabimet e ndeshjes se pare” – tha Hasani ne konferencen per shtyp te organizuar per gazetare.
Ndeshja Shkendija – Milani ne program eshte te enjten ne “Telekom Arena” dhe e njejta starton ne ora 20:45.