Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski ka përzgjedhur emra të ri për ciklin e ri kualifikues të eliminatoreve për Evropianin 2019 që do të zhvillohet në Itali.
Milevski sot ka shpallur listën, ndërsa në mesin e 21 të ftuarve, 5 ka marrë nga futbollistët që ishin pjesë e Polonisë. Seleksionuesi i shpresave në listën e re ka ftuar edhe 3 shqiptar edhe atë Remzifaik Selmanin nga Ujpeshti, Enur Totren nga Shkëndija dhe Besart Krivanjevën nga Shkupi.
Përfaqësuesja e Maqedonisë U21, ndeshjen e parë të ciklit të ri eliminator do ta luaj ndaj Armenisë me 5 shtator në Jerevan.