Futbollistët e Milanit ushtrojnë boks para ndeshjes me Shkëndijën

Një stërvitje jo të zakonshme kanë aplikuar futbollistët e Milanit, në një ndër stërvitjet e tyre të fundit para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës në kuadër të fazës “play-off” të Liga Evropa, shkruan “infOSport.mk”.

Siç e tregojnë edhe vetë fotot, futbollistët e Milanit kanë aplikuar një mënyrë të veçantë stërvitjeje, duke veshur dorezat e boksit. Ata për disa minuta kanë punuar me pjesëtarët e stafit teknik si boksierë të vërtetë, ndërsa në fund si më të dalluarit dolën Leonardo Bonuçi dhe Frank Kessie.

Leave a Reply