Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, sot ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit Rusi 2018 ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.
Ajo që bie në sy është reparti sulmues, ku si befasi është mungesa e futbollistit të Shkëndijës, Besart Ibraimi, i cili ka qenë standart i ftuar në përfaqësuese ndërsa për këto dy ndeshje nuk është llogaritur nga seleksionuesi Angellovski.
Gjithashtu vërehet edhe anashkalimi i futbollistit të Osijekut, Muzafer Ejupi. 28 vjeçari nga Shkupi viteve të fundit ndodhet në formë tejet të mirë, duke qenë njëri prej golashënuesve më të mirë në kampionatin elitar të Kroacisë, ku dhe ende po vazhdon të tund rrjetat e kundërshtarëve, ndërsa nuk merr ftesë Angellovski për të qenë pjesë e përfaqësueses. Ejupi deri më tani ka qenë i ftuar vetëm në tri ndeshje me Maqedoninën edhe atë ndaj Rusisë dhe së fundmi ndaj Lihteshtejnit, ku nuk u aktivizua për asnjë minutë, ndërsa në miqësoren me Bjellurusinë luajti vetëm 11 minuta.
Numri një i stafit teknik te Maqedonia ka parë më të arsyeshme që në vend të dyshes Ibraimi-Ejupi, të merr emrat si Ivan Triçkovski që luan me AEK Larnakën dhe Aleksandar Trajkovskin që është pjesë e Palermos, me këtë të fundit, i cili sezonin që lamë pas e ka mbyllur vetëm me 1 gol të shënuar.
Kujtojmë që Maqedonia ndeshjen ndaj Izraelit e luan me 2 shtator, ndërsa atë ndaj Shqipërisë 3 ditë më vonë. /“InfOSport.mk”