UEFA, Ajtekin nuk dënohet (VIDEO)

Arbitri gjerman me origjinë turke, Deniz Ajtekin morri kritika të shumta pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Barcelona shënoi atë fitore historike 6:1, që u mundëosi “katalunasve” të kalojnë në fazën çerekfinale.

Ajtekin akuzohej se kishte favorizuar Barcelonën gjatë akordimit të penaltive, ndërsa në anën tjetër kishte dëmtuar Paris Sen Zhermenin për një penalti të padhënë.

“Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të diskutojmë, nuk është çështje dënimi. Nëse një futbollist nuk shënon nga pika e bardhë, atë nuk nuk mund ta dënosh. Thjesht shkon në bankinë, atëherë kur do të humbte më shumë penalti” – tha numri një i UEFA-s në mbledhjen e kësaj të fundit në Estoril.

Leave a Reply