Vazhdon ritmi i largimëve të yjeve dhe emrave të njohur nga Barcelona. Së fundmi që ka çuar pezull një gjë të tillë është Andres Iniesta, i cili ka dhënë një deklarat për të përditshmen spanjolle “El Pais”, ku ka theksuar se ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me blaugranët.
Për Iniestën janë të interesuar shumë klube, njëri prej tyre edhe Interi, ndërsa dëshira e 33 vjeçarit është që ende të qëndroj të katalanasit.
“Nuk kam rinovuar ende edhe pse zemra më thotë se mund të qëndroj ende dhe besoj se kjo është normale. Gradualisht po vjen një skenar që vite më parë nuk e kisha imagjinuar. Po mendoj për të ardhmen time si kurrë më parë. Kam dhënë gjithçka për këtë skuadër dhe askush nuk duhet të mërzitet nëse largohem, pasi e kam mbrojtur me nder fanellën e Barcelonës. Por ndonjëherë ndodh që gjërat të kenë një fund”, ka thënë Iniesta për ‘El Pais”.