Milani megjithatë është i fuqishëm për Shkëndijën

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Milano


Milani për momentin është shumë më i fuqishëm se Shkëndija, dhe një gjë të tillë “kuqezinjtë” nga Milano e dëshmuan sonte në “San Siro” në ndeshjen e parë të fazës “play-off” duke mundur Shkëndijën me rezultatin e thellë 6:0.

Milani që nga fillimi e deri në fund dominoi në fushë, ndërsa një gjë të tillë e demonstroi edhe me golat e realizuar nga tre në secilën pjesë.

Sulmuesi portugez Andre Silva dhe Rikardo Montolivo realizuan nga dy gola, teksa nga një gol në këtë ndeshje shënuan edhe Fabio Borini dhe Luka Antoneli.

Ndeshja e kthimit në Shkup pas një jave ku Milanin do e mirëpret një atmosferë e zjartë në “Telekom Arena” do të luht vetë për prestigj duke pasur parasysh se Shkëndija të gjitha gjasat i humbi që sonte në San Siro.

Leave a Reply