Skënderbeu ka marrë një barazim të artë në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Liga Evropa, duke barazar 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Zagreb kundër shumë herë kampionëve të Kroacisë, Dinamo Zagrebit.
Korçarët madje ishin shumë pranë fitores dhe mund t’ia dilnin, po të mos ishte për një gol i pësuar në minutën e 94-të nga Henrikuez.
Ndryshe Skënderbeu kaloi në avanazh në minutën e 37-të me golin e futbollistit të saj më të mirë, Liridon Latifi.
Në fund vendasit arritën të vijnë deri tek barazimi, me anë të Henrikuez, barazim ky që i jep shumë shpresa skuadrës së trajnerit Ilir Daja për në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena” pas një jave.