Vinçenco Montella ka folur me shumë respekt për Shkëndijën në konferencën për styp të organizuar për gazetarë. Ai tha se Shkëndija është një skuadër evropiane dhe se ka super sulmues, nga të cilët do të duhet të jenë shumë të vëmendshëm futbollistët e tij.
“Ata janë në ritëm garues. Në ndeshjen e fundit ata mundën kampionët në fuqi të Maqedonisë. Kanë një ide të qartë të lojës dhe kanë super sulmues. Ata janë një skuadër evropiane taktikisht. Mirëpo ne duhet të mendojmë për ndeshjen tonë. Ndeshjet eliminatore nuk mund të vendosen që në ndeshjen e parë, pasi ekziston edhe ndeshja e kthimit, ashtu që vetëm pas asaj ndeshje do të kuptjmë udhëtuesin” – tha Vinçenco Monetella në prag të takimit me Shkëndijës, për të cilën ndeshje foli edhe spanjolli, Suso.
Ky i fundit ka besim të plotë te skuadra e tij, duke potencuar se në fund Milano do ja arrijë qëllimit.
“Besoj se do të jemi në nivelin e duhur edhe kundër Shkëndijës dhe se në fund do i’a arrijmë qëllimit” – u shpreh Suso, duke premtuar se në sezonin e ri do të jetë edhe më i mirë se sezonin e kaluar, edhe pse në përgjithësi ka mbetur i kënaqur edhe me atë që kishte dhënë për Milanin gjatë edicionit të kaluar, 2016/2017.