Ndeshjet e fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, nuk kanë rezultuar pozitive në 6 vitet e fundit. Gjitha skuadrat e “Serie A” kanë qenë pa fat, ku në dy raste e ka pësuar skuadra e Udineses, ndërsa nga një herë janë eliminuar Sampdoria, Lacio, Roma dhe Napoli.
Këta të fundit pikërisht sonte do të zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës së “play off”, ndaj francezëve të Nice. Nga minuta e parë do të jetë edhe Elseid Hysaj, i cili është titullar fiks në ekipin e trajnerit, Sarri, i cili shpreson se skuadra e tij nuk do të ketë fatin e njëjtë sikurse në vitin 2014-të, kur ishin eliminuar nga Atletik Bilbao.
Skuadra e fundit italiane që ishte eliminuar në këtë fazë, ishte Roma, që u eliminua nga Porto.
Viti | Ndeshja | Rezultatet |
2010 | Sampdoria-Werder Bremen | 3-2 (1-3) |
2011 | Udinese-Arsenal | 1-2 (1-0) |
2012 | Udinese – Braga | 5-6 me shtesa (1-1) |
2014 | Athletic Bilbao – Napoli | 3-1 (1-1) |
2015 | Bayer Leverkusen– Lazio | 3-0 (0-1) |
2016 | Roma-Porto | 0-3 (1-1) |