Liverpulli mund Hofenhajmin, Agolli i gëzohet fitores së Karabakut (VIDEO)

Liverpuli ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, pas fitores së mbrëmshme 2:1 në transfertë ndaj gjermanëve të Hofenhajmit.

Të besuarit e Jurgen Klop avansonin me rezultatin 2:0 deri në minutën e 87-të falē golit të Aleksander-Arnold 35′ dhe autogolit të Nordtveilt 74′. Golin e shpresës për Hofenhajmin e realizoi Uth tre minuta para fundit të takimit.

Karbaku i Ansi Agollit fitoi 1:0 me danezët Kopenhagenit, duke shpresuar kështu për grupet e Ligës së Kampionëve Evropian. Edhe CSKA-ja e Moskēs fitoi në transferë me zviceranët e Jang Bojs, falë një autoguli të Nuhu në minutën e fundit të takimit, Apoeli i Qipros fitoi 2:0 me Slavian e Pragës, ndërkohë Sportingu i Lisbonës barazoi pa gola me rumunët e FCBS.

 

REZULTATET E SË MARTËS
KARABAK-KOPENHAGEN 1-0
Shënues: Madatov 25′
APOEL-SLAVIA PRAGA 2-0
Shënues: I. de Camargo 2′, Aloneftis 10′
JANG BOJS-CSKA MOSKË 0-1
Shënues: Nuhu 90′ (aut)
HOFENHEIM-LIVERPUL 1-2
Shënues: Uth 87’/ Aleksander-Arnold 35′, Nordtveilt 74′ (aut)
SPORTING-FCSB 0-0

Leave a Reply