E besoni dot. Strategu portugez Hoze Murinjo, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Mançester Junajtedit në Premierligë gjatë karrierës së tij si trajner nuk ka humbur asnjë ndeshje, kur me skuadrat e tij ka luajtur gjatë të dielave, shkruan “infOSport.mk”.
Fitorja e djeshme e skuadrës së tij ndaj Uest Hamit, ishte fitorja e tij e 87-të, e arritur gjatë ditëve të diela, nga gjithsej 113 ndeshje, ku ka arritur edhe 26 barazime.
Rikujtojmë 54-vjeçari Hoze Murinjo gjatë karrierës së tij si trajner, ka udhëhequr skuadrat më të forta në Evropë, si Çelzi, Inter, Real Madrid, Mançester Junajted, ndërsa gjithashtu në vendlindjen e tij ka qenë në krye të skuadrave si, Benfika, Leiria dhe Porto.