Ekspedita e Shkëndijës të martën me linjë çarter do të niset për në Milano, ku të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të fazës “play-off” të Liga Evropa.
Saktësisht në ora 13:00 do të bëhet fluturimi i tyre, ndërsa një ditë më pas “kuqezinjtë” nga Tetova do të kenë stërvitjen zyrtare, ku paraprakisht në konferencë për shtyp do të dalin trajneri Qatip Osmani, së bashku edhe me kapitenin Ferhan Hasani.
Bashkë me ekipin do të udhëtojnë edhe një numër i caktuar gazetarësh nga vendi ynë, të cilët do të kenë mundësinë që për së afërmi të raportojnë për këtë ndeshje historike, jo vetëm për Shkëndijën, por për të gjithë shqiptarët ane mbanë Botës. Në mesin e gazetarëve që do të udhëtojnë për në Milano, do të jetë edhe një gazetarë nga “infOSport.mk”, i cili në çdo kohë do të informojë për gjithçka interesante që do të ndodh brenda këtyre ditëve në Milano.
Ndeshja Milan – Shkëndija zhvillohet të enjten në “San Siro” me fillim në ora 20:45.