Sot në futbollin zviceran në program ishin ndeshjet e 1/32 së finales së Kupës së Zvicrës, ku nuk munguan edhe golat e shënuar nga ana e futbollistëve shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.
Taulant Xhaka ka gjetur golin e parë në sezonin e ri, teksa shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të Bazelit ndaj Wettswil-Bonstetten.
Golin debutues me fanellën e Sionit e realizoi edhe Ermir Lenjani në fitoren e thellë 9:1 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Granichen, ndërkohë një gol në ndeshjet e sotme të Kupës së Zvicrës realizoi edhe ish futbollisti i Shkëndijës, Gjelbrim Taipi, duke kontribuuar në fitoren e thellë të Sent Gallen 8:3 në transfertën ndaj Baden.